Transmetuar më 24-10-2022, 21:22

Kosovë- Aksident tragjik në Kosovë. Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjerë është plagosur si pasojë e përplasjes ‘kokë më kokë’ të dy makinave.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Komoran -Carralevë.

Dy viktimat humbën jetën në vend, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë në spital.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale.