Transmetuar më 01-10-2022, 10:24

Tani ja ku jemi, Ciro dhe Jessica Immobile së shpejti do të bëhen prindër për herë të katërt. Bashkëshortja bukuroshe e sulmuesit të Lazios dhe kombëtares italiane në Instagram ka bërë të ditur, me një foto, se ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Tani e tutje, çdo ditë është e mirë për të festuar lindjen e re. Do të jetë një djalë, i dyti pas Mattias. Emri i pazbuluar ende do të mbetet sekret deri në ditën e veçantë.

Edhe pse çifti pranoi se ata e kanë zgjedhur emrin e bebes tashmë: “Ishte një lojë argëtuese. Secili prej nesh, të rritur dhe fëmijë, shkruante emrin që preferonte në një fletë dhe më pas lamë Mattias të përzgjidhte.

Emrin do t’jua tregojmë sapo të lindë. Megjithatë, nuk ka emër të çuditshëm”. Ciro mezi po pret të bëhet baba për herë të katërt.

Ai do të jetë super i zënë me Lazion, kalendari nuk lejon ndalesa deri në fund të nëntorit. Do të luhet çdo tri ditë, por fokusi është kryesisht te familja. Gëzimi për t’u bërë baba për herë të katërt është afër.