Transmetuar më 09-09-2022, 20:22

Has- Edhe pse vuajtjet e kalvari i vuajtjeve të emigrimit ka qenë i madh, sërish shqiptarët i janë mirënjohës Mbretëreshës Elizabeth. Emigrantët e Hasit kanë vendosur të mbledhin fonde për t’i ndërtuar një përmendore Elizabeth në qendër të këtij qyteti.

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina, ka treguar se në sheshin kryesor të qytetit të Hasit do të vendoset busti i mbretëreshës Elizabeth II. Kryebashkiaku u shpreh për mediat se vendimi pritet të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Sipas tij ky bust do të financohet nga emigrantët.

Deklarata e tij:

Ideja e vendosjes së një statuje për Elizabeth II në Has do të jetë më e madhe. Hasjanët kanë përfituar nga Mbretëria e Bashkuar. Mbi 80% e familjeve hasjanë që ushqehen dhe mbahen falë Mbretërisë së Bashkuar. Këshilli Bashkiak do të marrë këtë vendim këtë të hënë për të marrë një vendimmarrjes për vendosjen e vendit dhe caktimin e sheshit. Në sheshin qendror do vendoset. Financimi do të bëhet nga emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.