Transmetuar më 04-07-2022, 15:23

Lushnjë- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje.

Themi Çuko, 67 vjeç, banues në Krutje ka qenë duke drejtuar motomjetin tip ‘Litfan’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, në fshatin Zhym.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga. (noa.al/M.D)