Transmetuar më 04-07-2022, 12:03

Tiranë- Zgjidhet Miss Shqipëria 2022. Vajza me emrin Drita Ziri ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës shqiptare për këtë vit.

Ajo u përzgjodh mbrëmjen e kaluar në eventin që u zhvillua në Porto Palermos në Himarë mes 27 finalisteve.

Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori”, eventi i zhvilluar mori vëmendjen e mediave në edicionin e 24.

Fituesja Ziri rezulton të jetë e përfshirë prej të paktën dy vitesh në botën e modelingut. Ajo ka pozuar në Stamboll dhe Tiranë.