Transmetuar më 04-07-2022, 10:52

Këngëtarja shumë e suksesshme, Era Istrefi sot feston ditëlindjen e 28-të.

Ajo ka ndarë disa fotografi në Instagram, krahas së cilave ka shkruar: “28. Duke bërë atë që dua”.

Nuk kanë munguar as urimet nga yjet e famshëm të skenës shqiptare.

Në këtë ditë speciale, Era ka marrë një urim të veçantë nga motra e saj, Nora.

“Urime ditëlindja për superyllin më të bukur në botë”, është mbishkrimi që Nora Istrefi e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

Kujtojmë që Era u rikthye fuqishëm në tregun shqiptar me “Bebe”. Kënga ishte një surprizë për fansat, të cilët e prisnin me padurim rikthimin në muzikë pas një pauze të gjatë. Një muaj më parë publikoi këngën me titull ” TKRKT”. (noa.al/M.D)