Transmetuar më 04-07-2022, 07:43

Elbasan- Hajdutët tentojnë të vjedhin një biznes në Elbasan, por kapen mat nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Peqin.

Dy persona kanë tentuar që të grabisin një biznes mirëpo janë identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Kanë qenë pronarët të cilët kanë konstatuar grabitësit nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilët kanë njoftuar policinë.

Policia ka mundur të parandalojë grabitjen dhe të arrestojë dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Uniformat blu kanë sekuestruar mjetet e tyre të cilat shërbenin për të hapur dyert.

Grupi hetimor po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.