Transmetuar më 03-07-2022, 21:44

Vlorë- Një makinë është përfshirë nga flakët para pak minutash në Vlorë, në afërsi të zonës së quajtur “Skela”.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht bëhet me dije se nuk ka patur persona të lënduar.

Djegia e makinës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që frekuentojnë Vlorën në këtë stinë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. (noa.al/M.D)