Transmetuar më 03-07-2022, 20:46

50 Cent mbetet si një nga reperët më të suksesshëm në botë dhe një ndër artistët për të cilin të gjithë “shkulin flokët”.

Këtë periudhë ai është duke mbajtur një turne në vende të ndryshme të Evropës dhe sigurisht në koncertet e tij nuk ka si të mungojnë dhe miqtë shqiptarë të reperit.

Një veprim i artistit mori vëmendjen e publikut shqiptar.

Teksa miqtë e tij i kërkuan reperit që të bënte shqiponjën, ai e bëri shqiponjën dy krenare në mes të koncertit pa hezitim, veprim i cili lumturoi miqtë e tij dhe të gjithë shqiptarët.

Kjo video është përhapur me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale dhe është bërë virale. (noa.al/M.D)