Transmetuar më 03-07-2022, 17:27

Tiranë- Reperi i njohur Stresi njihet për shpirtin e tij të ‘butë’ edhe pse në dukje ai ngjan ‘rebel#.

Ai ka mjaft fansa mes tyre edhe fëmijë.

Këngëtari vizitoi sot në spital një 12-vjeçar, i cilin vuan nga një sëmundje e rëndë.

I mituri kishte shprehur dëshirën që ta takonte reperin pasi ishte këngëtari i tij i preferuar, dëshirë të cilën sot ai ia ka plotësuar. Në disa postime të bëra në rrjetet sociale, Stresi tregon momentin kur takon vogëlushin, të cilit i kishte bërë edhe një lodër dhuratë.

‘Sa e padrejtë është jeta”, shkruan Stresi.