Transmetuar më 03-07-2022, 11:23

Tiranë- Spikatën në emisionin e dashurisë, por nuk po lënë gjë pa thënë tani për njëri-tjetrin.

Vetëm dy muaj pasi u larguan si çift nga programi i dashurisë “Për’puthen”, Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini i dhanë papritur fund lidhjes së tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana. Që pas deklaratës së tij, ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes. Ka qenë vetë Bruno, i cili ka treguar copëza të një historie që duket gati e pabesueshme.

Kështu, një ndjekës e ka pyetur Brunon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, pasi kjo e fundit tha se s’mund të flasë për shkak të familjes së tij. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” shkruan se nuk ka folur për arsyet e ndarjes, pasi ka respekt për Anën dhe zgjedhjet e tyre së bashku.

Më tej ai shton se është i hapur që ajo të nxjerrë prova për gjithçka “të keqe” që është folur.

“Nuk kam dashur të flas se kjo çështje është mbyllur, por për çështje respekti i sugjeroj kujtdo:

1. Të mos përmendë familjen, pasi veç tregon që s’ke respekt për mua e, si rrjedhojë, as për familjen.

2. Unë nëse s’kam folur për arsyet, e bëj se kam respekt për zgjedhjen, si timen, si të saj, si në dalje nga ai program, e në vazhdimin e jetës pas emisionit.

3. Kushdo që do të flasë keq për dike, të nxjerrë GPS e prova, bujrëm t’i japë drejtim se ndjekësit mezi presin.

4. Do t’iu lutesha të mos më bëni më pyetje rreth emisionit e çka ka shkuar, e rreth marrëdhënies së krijuar aty. Jam Bruno Shemsho, jo veç Bruno i ‘Për’puthen’”, shkruan ai.