Transmetuar më 03-07-2022, 10:04

Athinë- Detaje të reja nga përleshja e përgjakshme mes 7 shqiptarëve ku mbetën të vdekur tre prej tyre.

Sipas informacioneve të protothema.gr,, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat ishin shpërndarës droge. Në fakt, disa prej tyre janë kriminelë me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale mirëpo gjendja u përkeqësua.

Gjithçka nisi mbrëmjen e të shtunës pak pas orës 21:00 në zonën e Kato Patisja në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou. Një automjet që drejtohej nga një grua dhe një motoçikletë që drejtohej nga një i ri u përplasën me njëri tjetrin dhe kjo solli debat mes palëve. Gjatë përplasjes, pasagjeri i automjetit me origjinë shqiptare ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të drejtuesit të motoçikletës. Për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur rëndë. Mirëpo pak metra më tutje brenda një automjeti tip Audi po udhëtonte babai i drejtuesit të motoçikletës i cili doli nga makina duke qëlluar në drejtim të shqiptarit.

Bashkë me viktimën në automjet ndodhej edhe një person tjetër i cili në përpjekje për të shpëtuar doli me vrap në rrugë por u përplas nga një automjet që po kalonte me shpejtësi. Më vonë mjekët konstatuan në spital se ai kishte marrë edhe një plumb që me gjasa ishte qitur nga arma e shqiptarit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Pas këtij episodi shqiptari është larguar duke vjedhur një automjet nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt Agioi Anargyrou, ku tentoi të grabiste një pikë karburanti në zonë. Ai u përball me policinë në rrugën “Demokracia” ku u vra në shkëmbim zjarri. Ndërkohë nga të shtënat mbetën të plagosur dy efektivë policie, njëri prej tyre në këmbë dhe tjetri në gjoks.