Transmetuar më 03-07-2022, 08:46

Foto ilustruese

Tiranë- Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën "Frederik Shiroka" ku janë konfliktuar me sende të forta disa persona.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.