Transmetuar më 02-07-2022, 14:26

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Berat.

Një kamion është përplasur me mjetin tip Wolksvagen.

Për pasoje të këtij aksidenti është plagosur Justina Gjata, 27 vjeçe.

E reja është nisur me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (noa.al/M.D)