Transmetuar më 02-07-2022, 12:57

Fushë Krujë- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Mësohet se një automjet që drejtohej nga M.Xh., ka përplasur një 55-vjeçare, e cila ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat, për veprime  të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (noa.al/M.D)