Transmetuar më 02-07-2022, 10:40

Elbasan- Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim paraqitje per 6 numëruesit e KZAZ nr.50 në Elbasan të cilët u ndaluan për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në 25 prill.

Prokurori Pertef Asllani kërkoi masë sigurie me burg për të 6 të ndaluarit nën akuzën "Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve".

Prokurori argumentoi se nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Por pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues i kryesuar nga Pajtime Fetahu ka vendosur detyrim paraqitje.

Organi i akuzës u shpreh se nuk ishte dakord me vendimin dhe se do ta apelonte.

Të ndaluar nga Prokuroria:

•Erald Karriqi, 35 vjeç, banues në Prrenjas;

•Ylli Kuka, 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;

•Durim Alla., 49 vjeç, banues në Prrenjas;

•Erion Dashi 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;

•Mili Vasku 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;

•Olgert Alla, 40 vjeç, banues në Prrenjas. /noa.al