Transmetuar më 01-07-2022, 19:02

Tiranë- Kanë dalë datat e raundit të parë të aplikimit të regjistrimit në universitete.

Maturantët mund t’i gjejnë në portalin U-Albania.

Mësohet se tre raundet e para për regjistimin në Universitet do të jenë mes datave 29 korrik dhe 21 tetor.

Raundi i parë për regjistimin në Universitete është mes datave 29 korrik dhe 3 gusht 2022, raundi i dytë është mes datave 22 deri në 24 shtator. Ndërsa raundi i 3-të në datat 19-21 tetor. /noa.al