Transmetuar më 01-07-2022, 18:08

Kapshticë- Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Drejtuesi i automjetit Arjan Shtika ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka humbur jetën.

Mësohet se në makinë ka qenë dhe një person tjetër i identifikuar si  A.B., i cili është plagosur rëndë.

A. B., ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (noa.al/M.D)