Transmetuar më 01-07-2022, 11:02

Romeo, djali i ikonës së futbollit anglez, David Beckham, 19-vjeç, aktualisht luan për Inter Miami II, i cili është ekipi rezervë i ekskluzivitetit të babait, Inter Miami. Ai nënshkroi një marrëveshje prej 1.2 milion £ në dhjetor për t’u bërë fytyra e re e “Puma”, për të veshur produktet e saj në fushë.

Marrëveshjet fitimprurëse të kësaj madhësie janë të zakonshme në familjen “Beckham”, me David-in që gëzon marrëveshje të përjetshme me “Adidas” prej vitit 2003.

Një burim i tha “The Sun”: “Romeo u pagua 1.2 milionë £ për marrëveshjen, që të bëhej fytyra e re globale e “Puma”. Ai është më i pasuri i brezit të vet tani dhe ashtu si babai është në rrugën e shpejtë drejt shndërrimit në superyll.

“Romeo është me të vërtetë punëtor dhe, përveçse po përpiqet për sukses në fushë, duke luajtur për Fort Lauderdale CF, skuadra rezervë e klubit të David-it, Inter Miami, gjithashtu po gdhend emrin mes reklamuesve.

Marrëveshja me Puma shpresojmë se do të bëhet një bashkëpunim afatgjatë. Ashtu si David ka punuar me Adidas për më shumë se 20 vite, ka të ngjarë që Romeo të bëjë të njëjtën gjë me Puma.

Ai është i ri dhe i përsosur për demografinë e synuar, kështu që për Puma ia vlente çdo qindarkë. Kjo është vetëm e para nga marrëveshjet e mëdha tregtare jashtë fushës për Romeon në karrierën e tij të re si futbollist profesionist.

Marka të tjera të modës i janë afruar tashmë, përfshirë Yves Saint Laurent”. Romeo ka kaluar vëllain më të madh Brooklyn si pasardhësi më i pasur i Beckham-it, duke pasur një vlerë neto prej 3.7 milionë £ në llogari, para nënshkrimit të marrëveshjes sponsorizuese në fjalë.

Ai bëri debutimin tek Inter Miami II në shtator dhe luan në krahun e djathtë, ashtu siç bënte rregullisht babai i tij. Romeo u rreshtua në fanellën me numrin 11 përkrah Harvey Neville, djalit të trajnerit të Miami dhe ish-mbrojtësit të Manchester United, Phil.

Në prill dha tri asiste në një ndeshje kundër Philadelphia Union II. Mbetet për t’u parë nëse ai do të luajë për ekipin e parë.