Transmetuar më 30-06-2022, 23:03

Cërrik- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik. Një 15-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij i cili ka përfunduar rëndë në spital.

Shërbimet e policisë kapën dhe shoqëruan në komisariat N.P., rreth 15 vjeç.

Adoleshenti mbrëmjen e sotme plagosi me thikë P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.