Transmetuar më 30-06-2022, 22:46

Kreu demokrat Berisha ka shprehur mendimin e tij edhe në lidhje me ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë edhe Pjerin Xhuvani.

Berisha: U faktua se policia qëndroi indiferentë ndaj krimit ose në anën e krimit. Kemi dy nwndrejtorë në arrest, kurse drejtori i përgjithshëm, që gënjeu, dhe kryeministri që e mbrojti, nuk pësuan asgjë. Kush është krimineli i vërtetë? A nuk është ai që mori 18 mijë vota për këta njerëz? Kujt i del zot Edi Rama? Donin ta mbyllnin ngjarjen me Arbër Paplekaj, një oficer shembullor, një oficer që ishte nga më të mirët në Afganistan. Ai nuk qëllonte kurrë, përveçse në vetëmbrojtje. Në vendimin e policisë thuhet se kanë qëlluar me dy tyta, jo me një. A nuk është kryeministri dhe drejtori i policisë bashkëpunëtor në këtë krim? Duhet t’ua dimë për nder gazetarëve trima, që arritën të nxirrnin të vërtetën.