Transmetuar më 30-06-2022, 18:25

Tiranë- Gazetari investigativ Elton Qyno thotë se është kërcënuar nga agjenti ‘Çelësi’. Ai ka publikuar edhe një mesazh të spiunit.

Gjithçka ka ndodhur pas publikimit të emrave të raportit të Shërbimit Informativ të Shtetit lidhur me spiunët që jepnin informacione tek agjentë të vendeve jomike. Njëri prej tyre, i identifikuar me nofkën "Çelësi", i ka dërguar një mesazh gazetarit duke i përmendur dy filma të vjetër shqiptarë që trajtojnë histori me agjentura sekrete dhe me spiunazh me “armiqtë” e jashtëm.

Elton Qyno shkruan: Mesazhi i agjentit "Çelësi" shumë i koduar në adresën time në Facebook. Kush ma përkthen këtë mrrokllën e koduar se vetë s’po i bëj derman.

Ndërsa përmbajtja e mesazhit që ka marrë është kjo: Elton Qyno, filmi "Fijet që Priten" s’ka asnjë lidhje me filmin "Asgjë nuk harrohet". Të dyja janë histori me plot të panjohura. Gjithsesi: Ju bëni tuajën shoku hetues, puna ime do të dalë…Partia shëndoshë.