Transmetuar më 30-06-2022, 13:05

Lushnje- Nuk ndalen aksidentet në rrugët e vendit.

Një çift të moshuarish janë përplasur me makinën ku po udhëtonin me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Çifti i të moshuarve, Arqile dhe Olimbi Gjini 80 dhe 81-vjeç nga lagjia Kastriot në Fier të cilët udhëtonin me një mjet tip “Ford Fiesta” janë përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Dy bashkëshortët kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e parë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte i moshuari gjë që ka sjellë të humbasë kontrollin.