Transmetuar më 30-06-2022, 07:23

TIRANË- Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë ka vendosur të bojkotojë pa afat të gjitha seancat e proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative. Në vendimin e sotëm, avokatët njoftojnë se do të bojkotojnë edhe seancat e proceseve gjyqësore të masave të sigurimit personal në të gjitha shkallët e listave të avokatëve të caktuar për mbrojtjen e detyrueshme. Gjithashtu, në bojkotim përfshihen edhe ato të ndihmës juridike dytësore të miratuara për vitin 2022.

Vendimi Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.