Transmetuar më 29-06-2022, 18:17

Kelmend- Bie në greminë makina e 4 turistëve çekë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Vukel-Tamarë.

Automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjec, ka dalë nga rruga.

Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.

Asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çekë ndodhen në një hotel, në Tamarë.

Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë. /noa.al