Transmetuar më 29-06-2022, 16:07

DIBËR- Humb jetën tragjikisht një burrë në Dibër.

Mësohet se 60-vjeçari ka zbritur nga një makinë ku ishte pasagjer dhe është rrëzuar në mënyrë aksidentale.

Sipas policisë i ndjeri mori dëmtime të rënda në kokë.

Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.