Transmetuar më 29-06-2022, 12:05

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Atlanta. Një burrë i ka marrë jetën një kamariereje dhe ka plagosur kolegen e saj brenda një lokali të ushqimit të shpejtë në "Subway".

Ngjarja tronditëse ka si shkak diçka të pabesueshme për limitet njerëzore; sanduiçi që ai kishte porositur kishte shumë majonezë. Këtë gjë e konfirmon edhe policia.

Incidenti dramatik ka ndodhur pasditen e së dielës së kaluar. Charles Hampton, zv.shefi i policisë së Atlantës, shpjegoi se autori është një burrë 36-vjeçar dhe për fat u arrestua shumë afër restorantit.

Në një konferencë për mediat, zv.shefi i policisë ka detajuar se çfarë ndodhi: “Ai hyri në restorant, porositi një sanduiç, por nuk i pëlqeu dhe e kanalizoi inatin ndaj dy punonjeseve”.

Kamerieret ishin 26 dhe 24 vjeçe, më e madhja humbi jetën nga plagët, ndërsa e dyta është rëndë në spital. Një tjetër fakt befasues është se djali 5-vjeçar i njërës prej kamariereve ishte në dhomë, dëshmitar i gjithçkaje që ndodhi.

Hampton pranoi se ishte "i frustruar" nga ajo që ndodhi dhe kërkon që kjo ngjarje e rëndë të ketë si shkak majonezën. Një kuriozitet tjetër është se po atë ditë, presidenti i SHBA, Joe Biden, nënshkroi një ligj për të forcuar kontrollin e a*mëve.