Transmetuar më 29-06-2022, 12:01

Tiranë- Një 16-vjeçar është raportuar i zhdukur në Tiranë.

R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar në polici se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, A. V., 16 vjeç.

Ende nuk dihen arsyet e largimit dhe familja e të riut është mjaft e shqetësuar.

Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.