Transmetuar më 29-06-2022, 10:39

GREQI-Policia greke ka arrestuar një 58-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka tentuar që të dhunojë seksualisht një të re.

Sipas Protothema , shqiptari ka tentuar ta puthë në gojë dhe ta godasë me thikë vajzën. Ndërtuesi shqiptar ishte punësuar për të kryer punë në një pronë në ndërtim në Nea Chalkidona, ku edhe pa të renë dhe tentoi ta puthte e ta godiste me thikë.

E reja në momentet e fundit ka arritur të shpëtojë dhe sapo ka marrë veten nga tronditja ka shuar në Polici. Pas pak policia arrestoi burrin.

Në Polici, e reja ka treguar se muratori i është afruar papritur dhe e puthi dy herë në shpatull. Vajza “ngriu” por ai ishte i vendosur për të përfunduar atë që kishte në mendje kalon në hapin tjetër. Ai i kapi duart, duke e fiksuar dhe duke u përpjekur ta puthte. Megjithatë fatmirësisht vajza shpëtoi. Ndërsa shqiptari do të përballet me drejtësinë.