Transmetuar më 29-06-2022, 09:31

Një ditë pas ngjarjes në Shkodër kur forcat xhenio të Reneas shpërthyen një sasi eksplozivi të vendosur në rrotën e parë të makinës tip “Range Rover”, të Suida Kukës, drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, mësohen edhe detaje të reja.

Sipas informacioneve, në gomën e përpasrme të mjetit ishte vendosur rreth 200 gram tritol.

Grupi hetimor ka dalë në përfundim se ndaj drejtoreshës do kryhej atentat, duke rrëzuar kështu mundësinë e ndonjë paralajmërimi.

Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim, pasi lënda plasëse ishte e montuar gati për shpërthim, e do kryhej me telekomandë.

Vete Kuka gjatë marrjes në pyetje ësahtë shprehur se nuk ka apsur asnjë konflikt.

Gjithashtu hetuesit kanë ngritur dyshime se drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, i trembej një atentati.

Hetuesit kanë dalë në këtë konkluzion pasi, ka qenë vetë Kuka e cila ka lajmëruar policinë për pakon e dyshimtë, e sipas tyre identifikimi i pakos ka qenë i vështirë, pasi autorët ndryshe nga herë të tjera, nuk e kishin mbështjellë me natriban, por me letër moltoje.

Ndërkohë pranë vendit të ngjarjes policia ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve dhe institucioneve me qëllim identifkimin e autorëve që e kanë vendosur eksplozivin.