
Një burrë në moshë të thyer, i cili nuk ishte vaksinuar, ka humbur jetën sot në spitalin kovid3 në Tiranë ku ishte shtruar në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë tha se burri 72 vjeç është viktima i parë pas afro një muaji pa vdekje prej kovidit në Shqipëri.
Sakaq, ka një rritje të theksuar të rasteve ditore me kovid. 24 orët e fundit u bënë vetëm 366 testime dhe dolën 90 të infektuar, kryesisht në Tiranë.
Aktualisht janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vvendin. Muajin e kaluar ishin rreth 300 të infektuar gjithsej.
Rritje shqetësuese ka dhe të shtrimeve në spital. Deri para pak ditësh ishin deri në 3 të shtruar në ditë. Tani janë 18 vetë që po marrin trajtim në gjendje serioze.
Statistika (27 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 90
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 366
Testime totale 1,844,561
Raste pozitive 279,167
Raste të shëruara 273,844
Raste Aktive 1,825
Humbje jete 3,498
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,349
Fier 131
Vlorë 86
Durrës 65
Gjirokastër 47
Lezhë 38
Shkodër 34
Elbasan 30
Berat 20
Korçë 16
Dibër 7
Kukës 2