Transmetuar më 27-06-2022, 11:44

Tiranë- Ka dështuar protesta e paralajmëruar e maturantëve para Ministrisë së Arsimit.

Para godinës u paraqitën vetëm disa maturantë dhe nuk kishte pjesmarrje.

Më shumë u panë gazetarë dhe media të interesuara se sa maturantë.

Ndërkohë sot dolën rezultatet e provimit të Biologjisë për të cilin kishte mjaft kontestime për dalje të testit jashtë programit mësimor.

Ministrja Evis Kushi reagoi duke u shprehur se testi ishte krejt normal.

Në total, 5975 maturantë zgjodhën biologjinë si provim me zgjedhje, ku 59 prej tyre janë vlerësuar me notën maksimale 10.00.

125 prej këtyre maturantëve nuk kanë mundur dot të kalojnë pragun e pikëve kaluese, duke u vlerësuar me notën katër.