Transmetuar më 25-06-2022, 15:13

Austri- Kryeministri Edi Rama, ka treguar hidhërimin e tij për Bashkimin Europian, për pamundësinë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së Bullgarisë.

Këtë herë Rama ka folur nga Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, i ftuar bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

“Disa e kuptojnë mirë ndërsa disa të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë. Sot BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. Nuk është ide e mirë të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet. Se kërkon shumë kohë të dëgjosh fjalën e tij.”

“Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive nga mbledhjet në Bruksel. Dua të falënderoj Kancelarin për mikërpitjen. Ai është ulur këtu sic u ul në këshillë sepse emrat e vendeve tonë fillojnë me A. Austria ky shtet që ka qenë përherë krah Shqipërisë. Pra pas këtyre fjalëve të bukura kam frikë se do bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. “tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se ndihet i keqardhur se si një vend i NATO ka marrë peng dy vende të tjera për integrimin.