Transmetuar më 18-06-2022, 18:44

Dibër- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër, ku pasditen e sotme ka vizituar një vresht me qershi të një prej fermerëve vendas.

Ai është ulur këmbëkryq me pronarin e vreshtit por edhe fermerë të tjerë që kultivojnë qershi dhe mollë në zonë, duke iu sqaruar se në këtë periudhë nga Dibra janë vjelur 40 herë më shumë fruta në sasi dhe janë përfituar 41 milionë dollarë fitime më shumë se sa vitin e kaluar.

Kryeministri Edi Rama, pas një bashkëbisedimi me fermerët në Dibër, u ka premtuar atyre se ky qytet do të behët qyteti numër një për agro-përpunimin.

Ai u kërkon fermerëve që të rrisin nënproduktet e frutave, si kompostot apo reçel.

Në fund kryeministri Rama i ka bërë edhe një dhuratë njërit prej të pranishmëve, një karficë me shqiponjë të bërë vetë nga kryeministri.

Kaq është dashur që fermeri nga Dibra, t’ia kthejë me batuta Ramës duke i kërkuar financim.

Rama: Do të fal këtë. Shqiponja me flmurin tonë. Kur të kesh kostum vendose.

Fermeri: Dy gjëra kemi këtu. Ne të vrasim kallaballëkun, t’i të na japësh lekët. Janë të ndamë këto punë. (noa.al/M.D)