Transmetuar më 18-06-2022, 16:43

Tiranë- Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar premtimin e kryeministrit Edi Rama, për dy satelitët që Shqipëria do të kishte në hapësirë.

Ai thotë  me ironi se: “Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta!”.

“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrintë në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!

Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë”, shkruan Salianji. (noa.al/M.D)

Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrintë në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos…

Posted by Ervin Salianji on E shtunë, 18 qershor 2022