KOSOVË- ërleshje mes gjimnazistësh në mes të rrugës.
Një sherr i shoqëruar me grushta dhe shkelma si dhe përleshje fizike mes disa nxënësve, ka ndodhur sot afër një shkolle të mesme në Gjilanit të Kosovës.
Nga pamjet e publikuara shihet se disa persona i gjuajnë njëri-tjetrit ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për kurim.
Lajmin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rrahje në Gjilan. Të përfshirë në rrahje janë 6 persona njëri ndër të cilët ka përfunduar në spital.Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan, fillimisht i ka arrestuar personat e përfshirë dhe janë intervistuar. Për rastin po merret prokurori i shtetit, tha Hashani. noa.al