Transmetuar më 17-06-2022, 10:05

Figura të njohura dhe me ndikim në rrjetet sociale shpesh japin mesazhe sensibilizuese.

Një modele e “OnlyFans” ka zbuluar se është duke përdorur faqen e saj për të rritur si një burim për të informuar njerëzit që janë të infektuar me linë e majmunëve.

Iasmin Santos njeh shokë që janë infektuar me këtë sëmundje pasi po përdor rrjetet e saj sociale për të diskutuar mbi virusin. Ajo dëshiron që të përdorë profilin e saj privat të përmbajtjes për të rritur, për të paralajmëruar të tjerët për përhapjen e sëmundjes.

“Duhet të ndihmoj shokun tim. Jam e shqetësuar”, ka shkruar bukuroshja në “Instagram”-in e saj. Ajo ka dëshirë që të tërheqë vëmendjen e fansave me pozat e saj seksual, në mënyrë që të kërkojë informacion rreth virusit.

“Njerëzit vijnë tek unë përmes erotikës, por unë dua që ata të shohin edhe atë anën tjetër. Ne duhet të kujdesemi për veten. Dituria mund t’i lirojë të gjithë. Në fillimin e koronavirusit pashë shumë miq që nuk e kishin mallkuar virusin. Askush nuk e besonte. Filluan ta besonin vetëm kur panë të vdekurit më të afërt”, ka thënë modelja seksi.

Ajo ka shtuar se nuk dëshiron që të përsëritet historia e koronavirusit me këtë linë e majmunëve.