Transmetuar më 15-06-2022, 17:05

Për Presidentin ukrainas, Edi Rama është kryeministri i Malit të Zi, ndërsa Dritan Abazi(oviç) është homologu i Ramës në Shqipëri.

Në një njoftim publik që Volodymyr Zelensky bëri sot në rrjetet sociale, tha se u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Dritan Abazoviç dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Sigurisht që një vend gjigant si Ukraina, zor se njeh vendet e vogla si yni dhe fqinjët tanë, e për më tepër Zelensky vjen nga një karrierë disavjeçare si aktor humori, ndaj të tilla lapsuse në rastin e tij duket se janë të pashmangshme.

Rama, vizitë pompoze në Kiev

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç janë pritur ditën e sotme në Kiev nga Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë”, e ka kosnideruar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vizitën në Ukrainë të kryeministrit Edi Rama dhe homologut malazez, Dritan Abazoviç në Kiev.

Gjatë kësaj vizite në Ukrainë, Rama dhe Abazoviç kanë vizituar edhe zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.