Transmetuar më 13-06-2022, 16:04

Kosovë- Big Brother VIP tani do të mbahet për herë të parë dhe në Kosovë.

Mësohet se një televizion ka arritur që të sigurojë kontratën me Banijay Rights për të drejtën e shfaqjes së këtij programi në Kosovë.

Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Ende nuk është bërë publik asnjë personazhi që do të futet në shtëpinë e famshme në Kosovë.

Edicioni i parë i BBV u realizua në Shqipëri vitin e shkuar. (noa.al/M.D)