Transmetuar më 12-06-2022, 23:26

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga festa e Partisë Socialiste.

Rama ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment përpos një mesazhi të shkurtër për 31 vite nga krijimi i Partisë. Në këto foto Rama shihet me disa nga deputetët e tij, por dhe militantë.

Mes fotove vihet re ajo me Pandeli Majkon, ish deputetin e LSI, Luan Rama, humoristin Filip Çakulli dhe mjaft foto me vajza dhe gra socialiste.