Transmetuar më 12-06-2022, 22:59

Kryeministri Edi Rama vlerëson se Maqedonia në të ardhmen do të quhet Bullgaria perëndimore.

A është një batutë apo parashikim, këtë vetëm Rama e di. Gjithsesi, deklarata ma provokuar reagime.

Pak pasi Rama tha se “Maqedonia në të ardhmen do të quhet Bullgaria perëndimore”, kancelari gjerman Olaf Scholz takoi kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Selanik.

Menjëherë më pas ka pasuar reagime të ashpra ndaj kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Në një reagim në Twitter, z. Rama shprehet se është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup.

Duke justifikuar deklaratën e tij ai tha se kishte ironizuar "bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë".

Rama e ka konsideruar si sherr mejhaneje mes tymit të qofteve situatën në fjalë: “Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve".