Transmetuar më 10-06-2022, 10:19

TIRANË- Pas samitit të ‘Ballkanit të hgapur’, Kryeministri Edi Rama do të udëhtojë drejt Greqisë pasi do të marrë pjesë në një samit me liderët e 13 shteteve. Bëhet fjalë për Samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Në këtë Samit do të diskutohet rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.