Transmetuar më 08-06-2022, 13:01
Sudan- Vrau një të mitur, dënohet me burg lopa!
Ngjarja ndodhi në Sudanin e Jugut. Policia ka arrestuar një lopë e cila akuzohet për vrasjen brutale të një djali 12-vjeçar.
Policia ka konfirmuar se lopa rrezikon burg për një kohë të gjatë nëse shpallet fajtore.
Bashkë me lopën është shoqëruar edhe pronari i saj.
"Lopa tani është e arrestuar në një stacion policie në qarkun Qendror Rumbek. Djali u dërgua në spital teksa kishte humbur jetën dhe u dërgua në shtëpi për varrim."- tha Majori Elijah Mabor, një zëdhënës i policisë sudaneze jugore