Transmetuar më 07-06-2022, 22:06

Podgoricë- Mali i Zi i është bashkuar sot zyrtarisht Ballkanit të Hapur.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se është pro çdo bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit por nuk do të mbështesë asnjë inciativë e cila do të ishte zëvendësim i Bashkimit Europian.

“Unë në përgjithësi mendoj se Ballkani i Hapur ka pasur komunikim të dobët në Rajon. Njerzve nuk u është shpjeguar për çfarë bëhet fjalë. Unë përkrah bashkëpunimin. BE ka qejf të shohë shtetet e Balkanit që bashkëpunojnë dhe ulen bashkë duke marrë vendime në të mirë të popullit. Çdo iniciativë në këtë drejtim e ka përkrahjen time personale.

Nëse duhet me bë zëvendësim të BE ne si Mal të Zi nuk jemi të interesuar. Por unë nuk e shoh kështu. Së bashku duam të nisim një mesazh tjetër që ndoshta prej disa gjërave të vogla mund të nisim njjë bashkëpunim produktiv dhe në interes të qytetarëve”, është shprehur ai.