Transmetuar më 07-06-2022, 08:28

MAQEDONI E VERIUT- Për dy ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut zhvillohet samiti i nismës “Ballkani i Hapur”.

Sipas Tanjug, në samit do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

I pranishëm me një video mesazh do të jetë edhe Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës. I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi do të japin nga një mesazh online.

AXHENDA:

Samiti nis me fjalët përshëndetëse të Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut; Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë; Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë Dritan Abazoviç, Kryeministër i Malit të Zi.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

▪ Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

Nisma Ballkani i Hapur kundërshtohet nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Kryeministri Albin Kurti u ftua nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në samit, por në një letër drejtuar Kovaçevskit nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen apo jo të tij në samitin e nismës ‘Ballkani i Hapur’.