Transmetuar më 05-06-2022, 21:00
Kosovë- Ngjarje e pazakontë në Kosovë. Një veturë është fundosur në Liqenin e Badovcit.
Brenda saj gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të burrave të shoqatës së peshkatarëve “Krapi”, është parandaluar më e keqja.
Mrekullisht është arritur të shpëtohet fëmija i cili po flinte brenda veturës.
Lidhur me rastin kanë folur kryetari i kësaj shoqate, Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia.
“Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjet. Kemi arrit menjëherë me shpëtu. Familjen e kishte afër, por vetura u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohuan ata.