Transmetuar më 04-06-2022, 09:37

TIRANË- një nga moderatoret më të njohura, Bora Zemani, nuk do të jetë më prezantuesja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Burime bëjnë me dije se Bora nuk do ta drejtojë më këtë program.

Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me autoren Olsa Muhametin dhe opinionistn Arjan Konomin, Bora u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është përfundimi i sezonit të “Për’puthen.”

Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing With the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.

Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet sërish, por me një studio të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.