Transmetuar më 24-05-2022, 20:19

Java Kulturore Greke nisi me koncertin e pianistit 9-vjeçar Stelios Kerasidis, i cilësuar ndryshe edhe si "Moxarti i ri".

Gjatë mbrëmjes së djeshme ai na tregoi se frymëzimi dhe shtysa e tij më e madhe ishte dashuria mes njerëzve dhe paqja në botë.

Kerasidis, djali 9-vjeçar që njihet si Prodigy në piano, është një talent i vërtetë që jo vetëm luan në piano, por edhe krijon.

Kerasidis i klikuar tanimë nga e gjithë bota, solli në Tiranë përmes tastierës pianistike mesazhin e kësaj jave të kulturës, për të qenë bashkë dhe jo të ndarë, përmes himnit të fundit që ai ka krijuar kundër luftës në Ukrainë.

Sepse muzika është gjuha e shpirtit njerëzor dhe kjo u ndje edhe mbrëmë në kryeqytetin shqiptar.

Kjo natë magjike në qendër të Tiranës, nën tingujt muzikorë të të talentuarit Stelios Kerasidis dhe këngëve të mrekullueshme të Symphonic Rebetiko, ishte një bashkëpunimi i Operës Kombëtare Greke me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, orkestruar nga Yannis Belonis dhe drejtimin muzikor të Edmond Aristotelis Doko dhe Stathis Soulis.

Në këtë aktivitet morën pjesë Ministrja e Kulturës dh3 Sporteve e Greqisë, Lina Mendoni dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti. /noa.al