Transmetuar më 24-01-2022, 17:39

Tani Niko Hila, 50 vjeç, është pas hekurave. Ai ka ekzekutuar me breshëri kallashnikovi ish-partneren e tij, Xhuliana Topalli, 40 vjeçe dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Krimi i rëndë ka ndodhur pasditen e 9 janarit në fshatin Nënfshat të Vaut të Dejës në sy të vajzës së mitur të çiftit, vetëm 4 vjeçe e babait të Topallit që është i paralizuar. Shkak për këtë krim dyshohet se janë bërë konfliktet për kujdestarinë e vajzës pas ndarjes së çiftit.

Babai i Xhuliana Topallit, 40-vjeçares që u vra para syve të tij nga ish-bashkëshorti Niko Hila ka deklaruar se nuk ka për ta falur kurrë autorin. Babai i viktimës tha se ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi dhe madje ka folur me Nikolin Hilën, para se ai të zbrazte plumbat mbi vajzën e tij.

“Erdhi më vrau vajzën në sy të mbesës dhe iku në punë të vet, unë mbesën nuk ia kam ndaluar kurrë, ai sa herë ka ardhur ja kemi dhënë. Atë ditë erdhi dhe unë e nxora mbesën tek ai, por ai kërkoi që të dilte Xhuliana dhe ai e ekzekutoi. Vajza ka jetuar prej një viti me mua por ajo më shumë fliste me motrat sesa me mua, sa të jem gjallë unë atë familje nuk kam për t’i dhënë kurrë falje. Unë askënd nuk kam për t’i falur, drejtësia le të veproj por edhe unë nuk do ta fal kurrë. Kur vajza më ka treguar për këtë person nuk kam ditur asgjë për këtë. Por si çdo prind që kërkon të mirën e fëmijës edhe unë e pranova,”- ka thënë babai i 40-vjeçares.