Transmetuar më 24-01-2022, 14:45

Mbrëmjen e djeshme, u transmetua për herë të parë emisioni “Ëndërrtjerrësit” që sjell personazhet televizivë që kanë qenë dikur në Top Channel. Lori Hoxha, e cila ideoi këtë program ka pritur komentet dhe pyetjet e ndjekësve teksa ndiqte puntatën e parë.

Një prej tyre i ka shkruar për kohët e arta të “Top Channel” dhe programet e dikurshme që preferonte t’i shihte më shumë se këto tani.

Lori i ka kthyer një përgjigje të papritur që analizon mënyrën që sipas saj, njerëzit i shikojnë gjërat.

“Kohë të arta ka gjimnazi, kohë të arta ka universiteti, kohë të arta ka dhe pensioni. Kam kuptuar që qënia njerëzore e dashuron të shkuarën dhe shpesh e idealizon. Nostalgjia është problem sepse të bën të besosh që çdo gjë që ka qenë, është më e mirë se ç’është e çdo të jetë.

Ato ishin kohët e arta për kohën, këto janë kohë të tjera. Nuk i përjetojmë dot të dyja në kohë reale që të kuptojmë cila na pëlqen më shumë. Kohët ndryshojnë e me të dhe njerëzit e mënyra se si jetojmë. Nuk mund të pëlqejmë e shikojmë të njëjtat gjëra. Ajo ishte atëherë, tani është tani”, ka shkruar ajo.